Feith: Raportet Kosove-Serbi, stabilitet per rajonin

03/03/2009 14:30

“Marredheniet e mira mes Prishtines dhe Beogradit jane te dobishme per stabilitetin e rajonit”. Kete ka deklaruar Perfaqesuesi Civil Nderkombetar Peter Feith.

Ai tha se Bashkimi Evropian duhet te luaje rol te dobishem ne lehtesimin e marredhenive ne menyre konstruktive. Persa i perket ndalimit te hyrjes ne Kosove te funksionareve serbe, Feith tha se kjo eshte kompetence e institucioneve te Prishtines.

Komentet u bene per gazeten “Dnevnik”. Feith ka vleresuar arritjet e Kosoves qe pas shpalljes se pavaresise, sidomos ato ne fushen e sigurise.

Top Channel