Serbi, ish-shefi i sigurimit, informator i CIA-s

02/03/2009 15:35

Ish-shefi i sigurimit shteteror serb, Jovica Stanishic per 8 vjet me radhe ka qene nje nga informatoret kryesore te sherbimit inteligjent amerikan.

Lajmin e ben te ditur “Los Angeles Times”, sipas te ciles CIA i ka derguar gjykates se Hages, ku Stanishic po gjykohet, nje dokument ku paraqitet ndihma qe ai i ka dhene SHBA.

Sipas burimit, Stanishic ishte kontaktuar nga CIA qe ne vitin 1992, nga oficeri William Lofgren, me te cilin kishte ngritur nje partneritet sekret mbi te cilin askush nuk ishte ne dijeni.

Stanishic konsiderohej si truri i regjimit te Milloshevicit dhe sipas burimit, ai i ka dhene agjentit te CIA-s informacione mbi situaten ne Jugosllavi ne vitin 1992, kur kishte shperthyer lufta.

Top Channel