Protesta ne Mitrovice, shtyhet gjyqi i pare

02/03/2009 15:10

Procesi i pare gjyqesor qe do te mbahej sot ne gjykaten e Mitrovices eshte shtyre per shkak te protestes se punonjesve serb.

Rreth 150 ish-punetore te ketij institucioni kane protestuar me qellim kthimin e tyre ne vendin e punes, duke penguar keshtu edhe misionin EULEX qe do te merrte pjese ne seance.

Policia kosovare ka deklaruar se protesta eshte zhvilluar e qete, nderkohe qe misioni i rendit dhe ligjit nuk eshte prononcuar lidhur me ngjarjen.

Per sot ishte parashikuar qe me nje seance te drejtuar nga dy gjyqtare dhe nje prokuror nderkombetar te fillonte procesi ndaj dy banoreve serbe te akuzuar per vjedhje.

Top Channel