Procesi i EULEX, serbet bllokojne gjykaten e Mitrovices

02/03/2009 11:40

Punonjesit serbe bllokojne hyrjen e nderteses se Gjykates ne Mitrovice, ku EULEX pritej te kryente procesin e pare gjyqesor.

Sipas informacioneve te para, protestuesit nuk jane kunder gjykimit te dy serbeve te akuzuar, por jane kunder sistemit qe po realizohet procesi.

Keshtu, punonjesit serbe kerkojne te marrin sqarime per statusin e gjykates, cilat ligjeve do u referohet ajo e po ashtu edhe per vulen qe do te perdoret ne dokumentacione.

Mediat kosovare bejne te ditur se nuk ka tensionim te situates, nderkohe qe jashte ambienteve te gjykates ndodhen forcat e KFOR dhe EULEX.

Top Channel