Maqedonia, plan per ndertimin e centralit berthamor

02/03/2009 09:20

Maqedonia po diskuton hartimin e nje plani investimesh prej 8 miliarde eurosh, qe do te perdoren ne infrastrukture, energji, ekologji, arsim dhe shendetesi. Nje nga planet e aferta te qeverise se Shkupit eshte edhe ndertimi i nje centrali berthamor.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka paraqitur programin investues ne planin ekonomik per shtate vitet e ardhshme. “Qeveria miratoi krijimin e agjencise per zbatimin e energjise berthamore dhe nese miratohet plani per centralin, afati i ndertimit do te jete 15 vjet”, tha kreu i qeverise.

Por lideri i opozites, LSDM, Zoran Zaev, deklaroi se premtimet e kryeministrit jane vetem marketing politik. “Gruevski nuk ka shpenzuar asnje denar per investimet shteterore, jo me te investohen miliarda per centralin berthamor. Ai nuk do te jete edhe per shume kohe ne pushtet”, eshte shprehur skeptik Zaev. Partite shqiptare nderkaq, nuk kane pranuar ta komentojne planin e Gruevskit.Ne projektin e saj shatevjecar, qeveria maqedonse parashikon investime ne ndertimin e minierave te reja, shkollave, objekteve sportive dhe banesave sociale.

Top Channel