Fatmir Vata shënon me Koblenc

02/03/2009 10:55

Fatmir Vata ka qenë protagonist në fitoren 2-0 që Koblenc arriti në fushën e Augsburgut. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar golin e dytë, ndërkohë që miqtë kishin kaluar fillimisht në avantazh falë një autogoli të Sinkalas.

 Por, nëse dita e 37-vjeçarit në Gjermani ka qenë e përkryer, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Valon Behramin. Kosovari me pasaportë zvicerane është dëmtuar rëndë në sfidën e Premiershipit, ku Uest Hemi fitoi 1-0 me Mançester Sitin.

Mesfushori 23-vjeçar është dëmtuar rëndë në gju, pas ndërhyrjes së një kundërshtari dhe për ta transportuar jashtë fushë është nevojitur ndërhyrja e barelës.

Gjatë largimit nga stadiumi, mësohet se për Behramin është përdorur edhe maska e oksigjenit. Sipas analizave të para, lojtari pritet të qëndrojë për shumë muaj jashtë futbollit të luajtur, pasi ka dëmtuar ligamentet e gjurit.

Top Channel