Nje panel prej tre gjykatesish te EULEX-sit do te fillojne sot gjykimin e pare ne Mitrovice. Prokurori i ceshtjes do te jete gjithashtu nga ky mision.

Per te nisur procesin e pare gjyqesor eshte zgjedhur nje rast kriminal, qe ka te beje me grabitje te rende. Gjykimi i pare nga ana e misionit EULEX do te zhvillohet pikerisht ne Gjykaten ne veri te Mitrovices dhe ka rendesi te vecante per kthimin e autoritetit te institucioneve nderkombetare ne kete pjese te qytetit.

Ne veri gjykatat nuk funksionojne qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves. Per momentin eshte e paqarte se si do te veprojne gjykatesit dhe prokuroret e EULEX-it, per shkak te kundershtimeve te ashpra te perfaqesuesve serbe ndaj zbatimit te ligjeve dhe perdorimit te vulave te Republikes se Kosoves.

Zyrtaret vendas te drejtesise thone se EULEX-i mund dhe duhet te zbatoje vetem ligjet e Kosoves.

 

Top Channel