DiCarlo e Wisner: Stabiliteti ne Kosove, ne dobi te rajonit

02/03/2009 12:45

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu perpara takimeve te sotme me perfaqesues te vendeve anetare te OKB-se, eshte takuar paraprakisht me ambasadorin Frenk Wisner dhe zevendesambasadoren e SHBA-se ne OKB, Rosemary DiCarlo.

Zhvillimet e fundit ne Kosove dhe njohja e shtetit me te ri te botes nga me shume vende, ishin pikat kryesore te diskutimeve mes bashkebiseduesve.

Zyrtaret amerikane theksuan perkushtimin e tyre per Kosoven, ndersa vleresuan se stabiliteti ne kete vend, i sherben te gjithe rajonit.

Gjate dites se sotme, Sejdiu do te takoje ambasadoren e SHBA-ve ne OKB, zonjen Susan Rice, si dhe ambasadore dhe perfaqesues te larte diplomatike te vendeve te ndryshme ne OKB.

Top Channel