Bolton: Tensione ne Kosove, ceshtja nuk eshte mbyllur

02/03/2009 10:55

Ish-ambasadori amerikan ne OKB, John Bolton parashikon tensione dhe thote se ceshtja e Kosoves nuk eshte mbyllur ende, perderisa nuk eshte arritur nje marreveshje e pranueshme per te gjitha palet.

“Ende nuk eshte e qarte se cila do te jete politika e administrates Obama ne Ballkan dhe ndonese Kosova ka qene e qendrueshme qe nga shpallja e pavaresise, kjo ceshtje ende nuk ka marre fund. E njejta gje thuhet edhe per ceshtjet te tjera qe jane pasoje e shperberjes se ish-Jugosllavise”, deklaroi Bolton per Zerin e Amerikes.  

Bolton njihet per mbeshtetjen ndaj politikes se Beogradit.

Top Channel