Beogradi: Milloshevici, heroi i heronjve

02/03/2009 15:45

Beogradi nuk eshte cliruar ende nga miti i Milloshevicit, duke vazhduar ta cilesoje ate nje hero qe mbrojti popullin e Serbise.

Ministri serb i Infrastruktures, Milutin Mrkonjic ka deklaruar se Milloshevici ishte heroi i te gjithe heronjve dhe ka kritikuar vendimet e gjykates se Hages ndaj ish-zyrtareve serbe.

“Kuptohet qe ai ishte heroi me i madh. Vendimet kunder heronjve qe mbrojten vendin e tyre jane te turpshme. Milloshevici tregoi me se miri se si mbrohet vendi dhe kete e pa e gjithe bota”, ka pohuar Mrkonjic.

Sllobodan Milloshevic, i cili urdheroi fushatat e masakrave dhe spastrimeve etnike ne Ballkan, vdiq ne qeline e burgut ne gjykaten nderkombetare te Hages.

Top Channel