Lajic: Mlladic do te kapet brenda vitit

01/03/2009 12:10

Zyrtari i qeverise se Serbise per bashkepunimin me Gjykaten e Hages, Rasim Lajic, ka deklaruar se i superkerkuari Ratko Mlladic do te arrestohet brenda ketij viti.

Agjencia “AP” raporton se, Lajic e ka bere kete deklarate duke e bazuar ne deshmine e re dhe koordinimin e permiresuar ndermjet sherbimeve te sigurise ne Serbi.

Ratko Mlladic, ish-komandant ushtarak i serbeve te Bosnjes, eshte i akuzuar per krime te luftes ne Bosnje gjate viteve 1992-1995, ne vecanti per masakren e Srebrenices ku humben jeten rreth 8 mije boshnjake myslimane.

Top Channel