Real Madrid, Guti pergatit largimin

28/02/2009 17:15

Mesfushori madrilen Guti ka deklaruar se ne perfundim te kontrates, pas dy vjetesh do largohet nga skuadra “merengues”.

Ne nje interviste dhene per “LaSexta” ai ka bere me dije se deshiron t’u lere me shume hapesira lojtareve te rinj. “Ne vitin 2011 do largohem nga Real Madrid. E kam marre nje vendim te tille pasi lojtaret e rinj duhet te kene me shume hapesira”, nenvizon ai, duke shtuar se nuk mendon qe ta braktise perfundimisht futbollin. “Do me pelqente ndonje destinacion ekzotik si psh, SHBA, Katari apo Dubai”, shton Guti.

Prej disa kohesh, ai e ka humbur vendin e titullarit tek Real Madrid pasi konkurrenca ne mesin e fushes eshte rritur dhe mosha e tij tashme e ka prekur kufirin e 33 viteve.

Top Channel