
E kishim harruar, por dhuna rikthehet edhe me e eger ne futbollin shqiptar dhe serish ne Kategorine I. (UPDATE)
Fundi i ndeshjes Terbuni–Kastrioti dhe anulimi i nje goli te vendasve e ktheu fushen e qytetit te Pukes ne nje fushe beteje te uzurpuar nga tifozet vendas. Shenjestra e tyre ishin treshja e gjyqtareve me kryesor Mentor Sopjanin, pasi ata anuluan nje gol me rrofeshate te vendasve, duke e quajtur ate ”loje te rrezikshme”.
Dy anesoret u larguan menjehere pa rene pre e dhunes ekstreme te tifozeve vendas, nderkohw qe Sopjani u lincua keq prej tyre. Mesohet se policia ka shoqeruar ne komisariat disa tifoze vendas, nderkohe qe gjyqtari Sopjani u dergua ne Spitalin e Pukes me fraktura te renda ne fytyre dhe ne trup, por tashme fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten.
Nderkohe nje tjeter akt dhune ndodhi ne ndeshjen Butrinti-Memaliaj e zhvilluar ne Delvine. Gjyqtaret e ndeshjes u goditen egersisht nga tifozet duke i derguar ata ne spital. Por pre e dhunes u bene edhe lojtaret e ekipit te Memaliajt.
Top Channel