ISG: Kosova po konsolidohet si shtet

28/02/2009 09:30

Gjate 12 muajve te pare si shtet i pavarur Kosova ka nisur te konsolidohet si anetare e rendesishme e bashkise nderkombetare. Ky eshte konkluzioni i perfaqesuesve te Grupit Nderkombetar Drejtues, te mbledhur ne Vjene.

“Kosova ka bere nje perparim te konsiderueshem ne zbatimin e Propozimit Gjitheperfshires per Statusin, thuhet ne nje komunikate per shtyp te leshuar pas takimit. ISG-ja ka ripohuar bindjen e saj se pavaresia e Kosoves i kontribuon paqes dhe stabilitetit rajonal.

Po ashtu, ISG-ja e lavderon qeverine e Kosoves per perpjekjet e saj per te fuqizuar strukturat e sundimit te ligjit, perfshire ketu perparimin e bere sa i perket themelimit te nje Gjykate Kushtetuese. Duke nenvizuar rendesine e madhe qe ajo i kushton pjesemarrjes dhe promovimit te komuniteteve pakice, ISG-ja mirepret gatishmerine e qeverise per t’u shtrire doren ketyre komuniteteve dhe per te miratuar legjislacionin qe pergatit terrenin per veteqeverisjen lokale.

ISG-ja e mirepret dialogun e drejtperdrejte. Pavaresisht perparimit qe tashme eshte arritur, ISG-ja ve ne dukje se Kosova ka sfida te rendesishme perpara. Porosia kryesore per qeverine qe doli nga ky takim, i cili perbehet nga vendet qe kane njohur pavaresine e Kosoves eshte qe ajo t’i intensifikoje perpjekjet e saj per realizimin e nje decentralizimi efektiv te strukturave qeverisese, qe te mbroje ne menyre efektive trashegimine fetare dhe kulturore, te promovoje pajtimin, t’u siguroje arsimim te gjitha komuniteteve, te nxise kthim te qendrueshem, te pershpejtoje reformat ekonomike.

Ne mbledhje ka raportuar dhe ministri i Forces se Sigurise, Fehmi Mujota.

Top Channel