
Bordi i Shoqates Nderkombetare te Futbollit, organizmi i ngarkuar per te modifikuar rregullat ne kete sport, i ka hapur driten jeshile eksperimentimit te dy gjyqtareve anesore shtese te cilet do te bashkepunojne me kryesorin dhe do te garantojne nje kontroll me te mire ne aksionet qe zhvillohen ne zonen e portierit.
Pas eksperimentit te suksesshem ne europianin U19 vitin e kaluar, IFAB ka vendosur qe ky rregull i ri te aplikohet edhe ne nje kampionat ose lige profesioniste. Nese gjithcka do te shkoje mire, atehere ky rregull i ri do te perfshihet ne te gjithe kompeticionet boterore. Italia eshte vendi qe ka kerkuar te jete pjese e ketij eksperimenti te ri ne futbollin boteror.
Nuk ka marre miratimin e IFAB hipoteza e futjes ne futboll edhe te kartonit me ngjyre portokalli qe do te sherbente per te pezulluar ne disa minuta futbollistin, nderkohe qe eshte shtyre dhe propozimi per te cuar ne 20 minuta kohen e pushimit mes pjeses se pare dhe asaj te dyte.
IFAB ka modifikuar edhe rregullin e pozicionit jashte loje, sipas te ciles nese nje mbrojtes le fushen per cfaredo lloj arsyeje pa lejen e gjyqtarit kryesor, do te konsiderohet sikur eshte pjese e lojes deri ne perfundimin e aksionit.
Nje tjeter propozim i shtyre per mbledhjen e ardhshme te ketij organizmi eshte rritja e numrit te nderrimeve te futbollisteve nga 3 ne 4, kjo vetem ne rastin e pjeseve shtese, kur 90 minutat perfundojne ne barazim.
Top Channel