Gjyqi i pare i EULEX, me 2 mars ne Mitrovice

28/02/2009 08:50

Ne 2 mars ne Mitroivice do te zhvillohet gjyqi i pare i EULEX, qe nga nisja e punes se ketij misioni. Data eshte caktuar nga gjykates dhe prokurore, pjesetare te EULEX ne Kosove.

Para gjyqit do te dalin dy persona, te cilet akuzohen per nje vjedhje te ndodhur ne tetor te vitit 2007 ne komunen e Leposavicit.

Behet e ditur se trupin gjykues ne kete proces do ta perbejne vetem perfaqesues te EULEX-it.

Vetem nje dite me pare gjyqtaret serbe te veriut te Mitrovices mbajten te bllokuar per nje ore Gjykaten Komunale. Ata kane kundershtuar faktin qe EULEX te veproje si institucion gjyqesor i shtetit te Kosoves.

Top Channel