
Bashkimi Evropian eshte gati te marre serish rolin e vezhguesit ne piken e kalimit kufitar ne Rafah, qe lidh Gazen me Egjiptin.
Deklarata eshte bere nga perfaqesuesi i larte per politiken e jashtme dhe sigurine ne BE, Havier Solana, gjate nje vizite ne Gaza. Kjo eshte ndalesa e pare e tij ne kete zone, qe pas marrjes se kontrollit nga Hamasi ne qershorin e vitit 2007.
Qe nga ajo kohe per arsye sigurie u pezullua edhe misioni i vezhguesve europiane ne Rafah. Sipas Solanes, roli i vezhguesit do te nise sapo palet e interesuara te kene arritur marreveshjen per rihapjen e pikes kufitare.
Solana i shoqeruar nga ministri i Jashtem norvegjez, Jonas Gahr Stoere po zhvillon nje vizite disaoreshe, per t’u njohur me situaten humanitare ne Gaza, por nuk dihet nese do te kete bisedime me perfaqesues te Hamasit.
Top Channel