Sllovakia eshte kunder menyres se shpalljes se pavaresise se Kosoves, pasi ka vepruar ne kundershtim me te drejten nderkombetare.

Tashme Kosoven e pavarur e njohin 54 shtete, mes tyre fuqi te medha, e megjithate zerat kunder nuk jane shuar.

Keshtu ministri sllovak i puneve te Jashtme, Miroslav Lajcak, vendi i te cilit nuk ka shume gjasa ta njohe shtetin e ri, shpreh bindjen se menyra e shpalljes bie ne kundershtim me te drejten nderkombetare.

“Kosova mund te shfrytezohet keshtu si precedent per zgjidhjen e ceshtjes se hungarezeve ne hapesiren e Karpateve”, tha Lajçak ne nje interviste per gazeten vieneze, “Wienerzeitung”.

Top Channel