Kuvendi i Kosoves nuk e ka miratuar strategjine antikorrupsion, te paraqitur nga qeveria.

Deputetet e opozites kane kritikuar draftin, por edhe disa aksione te qeverise, duke e cilesuar kete strategji si nje projekt demagogjik qe ne te vertete nuk e lufton realisht korrupsionin. Strategjia ishte hartuar nga qeveria ne dhjetor te vitit 2008.

Shefi i Grupit Parlamentar te Aleances Kosova e Re, Ibrahim Makolli, tha se ishte i befasuar per mungesen e seriozitetin ne hartimin e strategjise. Ndryshe nga AKR, partia e dyte opozitare, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, nuk ka gjetur verejtje ne dokument.

Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Bajram Kosumi, akuzoi direkt ekzekutivin e vendit, qe sipas toj po nderhyn ne punen e agjensise antikorrupsion, e cila sipas ligjit duhet te funksionoje si e pavarur. “Qeveria nuk i jep perkrahjen e duhur financiare agjencise, kur dihet se punonjesit e saj jane me te rrezikuarit e duhen mbrojtur politikisht”, tha Kosumi.

Zevendeskryeministri i Kosoves Rame Manaj siguroi koleget se behet fjale per nje strategji, e cila e plotesuar edhe nga ligji per deklarimin e pasurise, do te luftoje dukurine e korrupsionit ne cdo fushe. “Ketu percaktohen objektivat per ta permiresuar luften, pasi korrupsioni ka permasat e veta kudo”, u shpreh Manaj.

Projektstrategjia per luftimin e korrupsionit, per periudhen 2009- 2011 eshte kundershtuar edhe nga pjesetare te shoqerise civile.

Top Channel