Raporti i DASH, shuplake Greqise

27/02/2009 09:20

Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit per te drejtat e njeriut ishte nje shuplake e forte edhe per Greqine. Kjo sa i takon trajtimit te emigranteve, e ku shembujt e dhunes qe pasqyroheshin ne raport ishin ngjarje, qe kryesisht flisnin per skandalet e autoriteteve greke me emigrantet shqiptare.

Ne raport thuhet se ka pasur abuzime me emigrantet e paligjshem, kushtet ne burgje kane qene te keqija, jane diskriminuar minoritetet etnike dhe jane shfaqur pengesa ne pajisjen me dokumenta te shtetasve joortodokse dhe azilkeruesve.

Nder rastet ku abuzohet me shqiptaret, permendet ai i gjykimit te rojes kufitare, qe vrau emigrantin shqiptar ne vitin 2007, ai i rrahjes se sekretarit te sindikates se emigrateve ne Larisa dhe rrahja ne polici e dy minoreneve shqiptare, videoja e te cileve u shfaq edhe ne YouTube.

Shume OJQ ne Greqi kane denoncuar rastet e shkeljes se te drejtave te njeriut per emigrantet nga shteti grek. Ne raport flitet edhe per problemet burokratike, ku shtetasit shqiptare dhe te huaj nuk marrin dot nenshtetesine greke, edhe pse kane permbushur kerkesat.

Raportohen gjithashtu raste te diskriminimit shoqeror, ku shqiptaret ankohen per dhune fizike. Ne shtetin fqinj komuniteti shqiptar perben 5-7 perqind te popullsise.

 

Top Channel