Merkel: Ne Kosove duhet shtet funksional

27/02/2009 13:20

Lideret e Ballkanit Perendimor duhet te vendosin marredhenie te mira dhe t’i lene pas mosmarreveshjet, me qellim te ardhmen e sigurte te vendeve te tyre.

Keshtu ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila eshte perqendruar kryesisht ne mosmarreveshjet mes Serbise e Kosoves, percarjet brenda Bosnje Hercegovines, konfliktit per emrin mes Greqise dhe Maqedonise apo mospajtimeve te Kroacise dhe Sllovenise per ceshtjen e kufirit.

Duke folur per Kosoven, Merkel theksoi se nderkombetaret mbeshtesin vendosjen e shtetit funksional, nderkohe qe beri thirrje qe vete lideret duhet ta bejne kete.

“Kosovaret duhet te bashketojne me serbet. Vete qytetaret e Kosoves kane ne dore qe te kalojne kete proces”, u shpreh Merkel.

Top Channel