Lirimi i Milutinovicit, shokohen ligjvenesit kosovare

27/02/2009 01:20

Lajmi per lirimin e ish-presidentit te Serbise, Milan Milutinovic ka shokuar ligjvenesit kosovare.

Duke e konsideruar vendimin e Gjykates se Hages si joobjektiv dhe te ndikuar politikisht, deputete nga radhet e partive te ndryshme parlamentare ne Kosove kerkuan nga qeveria dhe institucionet e tjera qe te ngrene padi ndaj genocidit qe strukturat shteterore te atehershme serbe kane kryer ne Kosove.

“Lirimi i Milutinovicit si kryetar i Serbise eshte nje tregues i qarte se Gjykata e Hages eshte e ndikuar politikisht per arsye se ai eshte pergjegjes i te gjitha krimeve qe kane ndodhur ne Kosove dhe ne ish-Jugosllavi ne pergjithesi”, eshte shprehur deputeti i AAK-se, Ahmet Isufi.

Besa Gaxherri deputete ne kuvendin e Kosoves nga radhet e Lidhjes Demokratike te Dardanise mendon se vendimi i Gjykates se Hages per lirimin e krimineleve te luftes, pervec te tjerash, ndikon negativisht edhe ne procesin e integrimit te komunitetit serb ne shoqerine kosovare.

“Vendimi i Gjykates se Hages i jep nje shtytje edhe vete Serbise edhe vete minoritetit serb se kane qene te pafajshem. Eshte e paarsyeshme”, eshte shprehur Gaxherri.

Ish-presidenti i Serbise, Milutinovic akuzohej per zhvendosje, vrasje dhe perndjekje te shqiptareve te Kosoves gjate gjysmes se pare te vitit 1999.

Gjykata e Hages e shpalli ate te pafajshem me shpjegimin se nuk ishte pergjegjes per vendimet e shtetit serb edhe pse ai ishte president formal i saj.

Top Channel