Lirimi i Milutinovic, Sejdiu: Fajtor per vrasjet

27/02/2009 12:20

Lajmi per lirimin e ish-presidentit te Serbise, Milan Milutinovic, ka sjelle edhe reagimin e presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu.

Kreu i shtetit vlereson se Milutinovic ishte drejtues dhe per pasoje edhe fajtor per cfare ndodhi ne Kosove, nderkohe qe theksoi se parimisht ai beson ne verdiktet e gjykatave nderkombetare.

“Une besoj gjithashtu se cdo lende duhet te diskutohet. Ne Kosove, Bosnje e Kroaci kane ndodhur krime te panumerta. Ne vendin tone kane ndodhur vrasje me paramendim”, u shpreh Sejdiu.

Reagimi i presidentit erdhi gjate nje konference per shtyp ne Departamentin Amerikan te Shtetit, pas takimit me kryediplomaten, Hillari Klinton.

Top Channel