Kuci: Vendimi i Hages konfirmon genocidin

27/02/2009 15:05

Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci ka deklaruar se me vendimin e gjykates se Hages ndaj 5 ish-zyrtareve serbe eshte rikonfirmuar genocidi qe shteti serb ka ushtruar mbi Kosoven.

“Kosova e respekton vendimin e gjykates se Hages me te cilin eshte vertetuar se ne Kosove ka pasur krime kunder njerezimit, spastrim etnik dhe genocid te udhehequr nga lidershipi i Serbise”, ka pohuar Kuci.

Duke mos komentuar lirimin e Milutinovic por duke e vene theksin tek ndeshkimi i 5 ish-zyrtareve te tjere, Kuci ka nenvizuar se, ky vendim shkon ne favor te argumentit per shpalljen e pavaresise se Kosoves edhe prane Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.

Top Channel