Feith: Kosoves i duhen reforma ekonomike

27/02/2009 20:50

Shefi i misionit civil ne Kosove, Peter Feith i ka bere thirrje qeverise se Prishtines qe te reformoje sa me shpejt ekonomine.

“Ekonomise ende i duhen reforma domethenese. Recesioni global ka ndikim edhe ne Kosove, ne Evrope dhe ne Bote dhe Kosova nuk mund t’i shmanget kesaj”, ka pohuar Feith.

Sipas tij, nje nga menyrat me te mira per rritjen e ekonomise se Kosoves do te ishte privatizimi, e vecanerisht ai i skektorit te energjise.

Me tej, duke folur per misionin e BE-se ne Kosove, Feith ka shprehur shpresen e tij tek bashkepunimi “konstruktiv” i Beogradit.

Top Channel