“Emri”, Bakojanis: Asnje progres

27/02/2009 14:30

Athina zyrtare vlereson se konflikti per ceshtjen e emrit me Shkupin ka ngecur.

Sipas ministres se Jashtme greke, Dora Bakojanis, e cila u takua ne Nju Jork me negociatorin e OKB-se per emrin, Metju Nimic, ceshtja nuk ka progres dhe bisedimet kane qene vetem te karakterit informues.

Nga ana e tij Nimic deklaroi se ministrja e Puneve të Jashtme greke ka dhene mendimet e saj per zhvillimin e negociatave per emrin por pa dhene detaje.

Bakojanis, e cila ka edhe kreun e radhes se OSBE-se, u takua edhe me sekretaren amerikane te Shtetit, Hillari Klinton.

Top Channel