Serbia, 19 urdher-arreste per krimet ne Bosnje

26/02/2009 15:25

Gjykata per krimet e luftes ne Beograd ka leshuar 19 urdher-arreste per 19 ish-zyrtare boshnjake, te akuzuar per krime lufte gjate konfliktit te armatosur ne Bosnje ne vitin 1992.

Sipas gjykates, 19 ish-zyrtaret akuzohen konkretisht per sulmin ndaj nje autokolone te Ushtrise Popullore te Jugosllavise ne Sarajeve.

“Hetuesit kane ngritur akuza ndaj 19 personave per krime lufte dhe perdorim te armeve te ndaluara ndaj nje autokolone ushtarake qe po terhiqej nga rrethinat e Sarajeves”, ka deklaruar zedhenesja e gjykates, Ivana Ramic.

Ajo ka saktesuar se mes te akuzuarve eshte edhe ish-anetari i presidences boshnjake, Ejup Ganic. Sulmi ne fjale ka ndodhur pas shpalljes se pavaresise se Bosnjes dhe u pasua me sulmin mbi Sarajeve nga forcat serbe te ketij vendi.

Top Channel