Hage, sot merret vendimi per Milutinovic

26/02/2009 10:15

Gjykata e Hages do ta shpalle sot vendimin per ish- presidentin e Serbise, Milan Milutinovic dhe pese zyrtare te tjere politike, ushtarake dhe policore serbe.

Ata akuzohen per krime kunder shqiptareve ne Kosove ne vitin 1999. Milan Milutinovic, Nikolla Shainovic, Dragolub Ojdanic, Vladimir Llazarevic, Nebojsha Pavkovic dhe Sreten Llukic akuzohen per debim, vrasje dhe perndjekje te shqiptareve ne Kosove ne gjysmen e pare te vitit 1999.

Prokuroret e Hages kane deklaruar se te akuzuarit jane fajtore per veprat e mesiperme dhe kane kerkuar qe ata te denohen me denime nga 20 vjet, deri ne burgim te perjetshem.

Top Channel