Gjykata Nderkombetare e Hages ka shpallur te pafajshem ish-presidentin serb Milan Milutinovic.

Vendimi eshte marre para pak castesh dhe trupi gjykues e ka cliruar te pandehurin nga te gjitha akuzat ne ngarkim te tij.

Milutinovic akuzohej per organizimin e fushates se vrasjeve, torturave dhe debimeve te banoreve shqiptare nga Kosova.

Nderkohe, pese zyrtaret e tjere serbe, te pandehur per akuza te ngjashme, jane denuar me 15 deri ne 22 vjet burgim.

Ata jane ish-zevendeskryeministri Nikolla Shahinovic, ish-ministri i Mbrojtjes Dragolub Ojdanic, dy ish-komandantet ushtarake Nebojsha Pavkovic e Vladimir Lazarevic, si dhe ish-shefi i sigurise publike, Sreten Lukic.

Top Channel