Clinton rikonfirmon mbeshtetjen ndaj Kosoves

26/02/2009 18:10

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton gjate konferences per shtyp te mbajtur para pak castesh me presidentin kosovar Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci, ka rikonfirmuar mbeshtetjen e SHBA per Kosoven.

“Ne mbeshtesim shtetin e ri te Kosoves. Kosova ka arritur progres gjate nje viti pavaresi dhe eshte shnderruar ne nje faktor stabiliteti. Pergezoj presidentin dhe kryeministrin per kete vit qeverisjeje, te cilet i inkurajoj per perballimin e sfidave qe kane perpara”, ka pohuar Clinton.

Ndersa presidenti Sejdiu i ka shprehur zonjes Clinton mirenjohjen e Kosoves per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe ka dhene garancine se qeveria kosovare po nderton nje shtet multietnik.

“Shprehim mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme qe SHBA i kane dhene Kosoves. Pa kete ndihme Kosova nuk do te kishte arritur ne kete pike ku eshte sot. Zoti bekofte Ameriken dhe popullin e saj. Gjate nje viti pavaresi, Kosova ka dhene prova se eshte faktor stabiliteti dhe se eshte e gatshme per nje fqinjesi te mire me te gjitha vendet”, ka deklaruar Sejdiu.

Edhe kryeministri Thaci, pervecse ka falenderuar SHBA per ndihmen e dhene, ka rikonfirmuar prirjet e qeverise se tij per krijimin e nje shteti demokratik dhe multietnik.

“Mbeshtetja e SHBA ka qene e jashtezakonshme. Marredheniet me Ameriken do te mbeten te shkelqyera dhe Kosova dhe populli i saj i perulen Amerikes. Jemi shume krenare per punen e bere ne nje vit pavaresi. 1 vjetori i pavaresise u shoqerua me progrese. Kemi pasur 55 njohje dhe besoj se do te kemi njohje te reja. Gjithashtu, kemi instaluar nje qeverisje te mire dhe multietnike”, ka theksuar Thaci, i cili ka vleresuar se pavaresia ka sjelle me shume paqe e stabilitet ne rajonin e Ballkanit.

Top Channel