Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do te prese sot ne Uashington presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci.

Dy zyrtaret kosovare, te cilet ndodhen ne kryeqytetin amerikan prej disa ditesh, kane zhvilluar dje ne ambasaden kosovare takime me ambasadore te vendeve te ndryshme.

Ata i kane njohur diplomatet me arritjet e Kosoves gjate nje viti pavaresi dhe kane shprehur argumentet per njohjen e saj nga vende te tjera.

Kryeministri Thaci shprehu bindjen e tij se se shpejti do te kete njohje te reja, nderkohe qe shtoi se takimi i sotme me zonjen Clinton do te rikonfirmoje bashkepunimin e vazhdueshem mes Kosoves dhe SHBA.

Top Channel