Qeveria ka deshtuar ne luften kunder korrupsionit. Pohimi vjen nga kreu i partise Socialdemokrate te Kosoves, Agim Ceku.

“Per te luftuar korrupsionin ne radhe te pare duhet te ekzistoje vullneti politik, ndertimi i nje infrastrukture me funksionale ligjore, themelimi i nje gjykate te vecante dhe perfshirja aktive e qytetareve. Qeveria ka deshtuar dhe i mungon vullneti per nje angazhim te tille”, tha Ceku.

Ai nenshkroi nje marreveshje bashkepunimi me Institutin Demokratik te Kosoves. Kreu i ketij instituti, Ismet Kryeziu, tha se bashkepunimi me partite politike ndihmon ne ndryshimin e ligjeve antikorrupsion.

Top Channel