Athine, serish perleshje polici-anarkiste

26/02/2009 19:20

Edhe pasditen e sotme kryeqyteti i Greqise, Athina, eshte bere skene perleshjesh mes anarkisteve dhe forcave te policise.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave nga perleshjet kane mbetur te plagosur disa nga protestuesit, nderkohe qe jane shkaktuar edhe deme te konsiderueshme materiale.

Burimet saktesojne se protestat, fillesa e te cilave daton vitin e kaluar pas vrasjes se nje adoleshenti nga policia, u zhvilluan kryesisht ne rruget “Akademias” dhe “Eksarqias”.

Top Channel