Obama: Do dalim nga kriza edhe me te forte

25/02/2009 03:15

Ashtu sic edhe ishte paralajmeruar, Barak Obama eshte fokusuar tek kriza ekonomike gjate fjalimit te tij ne Kongresin amerikan.

“Ne do te dalim nga kriza edhe me forte se me pare”, eshte shprehur ai vetem dy dite perpara se buxheti i administrates se tij te kaloje per votim.

“SHBA do te rimekembet dhe ne do te dalim nga kriza edhe me te forte se me pare”, eshte shprehur ai vetem dy dite perpara se buxheti i administrates se tij te kaloje per votim.

“Pasurite tona ekzistojne ne laboratoret dhe universitetet tane, ne fushat dhe fermat tona, ne imagjinaten e ndermarresve tane, ne krenarine e njerezve me punetore ne Toke”, tha ai i shoqeruar nga duartrokitje te zjarrta.

Ai e konsideroi buxhetin e tij si “nje vizion per Ameriken dhe te ardhmen e saj”, por jo si “dicka qe do te sjelle zgjidhjen e te gjitha ceshtjeve”.

Presidenti amerikan theksoi tre drejtimet kryesore qe buxheti i ardhshem do te perqendrohet: energjia, shendetesia dhe arsimi.

Obama tha se amerikanet duhet te kuptojne se si Shtetet e Bashkuara arriten ne kete krize, per te qene ne gjendje ta nxjerrin vendin nga ky moment i veshtire.

Presidenti Obama tha se plani i tij i stimulimit te ekonomise i miratuar nga Kongresi dhe i nenshkruar prej tij ne ligj javen e kaluar, do te krijoje ose shpetoje 3.5 milion vende pune. Ai tha se me shume se 90 perqind e vendeve te reja te punes do te jene ne sektorin privat – rindertim rrugesh dhe urash, ndertim turbinash me ere dhe panelesh diellore, instalim i linjave te shpejta te internetit dhe zgjerim i sistemeve te transportit masiv.

Ai tha se bankat hezitojne te japin kredi per familjet, per bizneset ose per njera-tjetren sepse ne lloogarite e tyre ka tashme shume kredi te keqia. Nje situate e tille çon ne shkurtime te metejshme nga puna, duke e demtuar ekonomine me teper dhe duke e paralizuar tregun e kredive.

Presidenti tha se administrata po krijon nje fond te ri kredidhenieje, me te madhin ne histori, per te dhene kredi per makina, per studentet dhe per bizneset e vogla, per konsumatoret dhe per sipermarresit.

 

Top Channel