Kroaci-Slloveni, Pahor takohet me Sanader

25/02/2009 01:35

Kryeministri slloven Borut Pahor dhe homologu i tij kroat Ivo Sanader kane zhvilluar nje takim dje ne Slloveni me qellim gjetjen e nje zgjidhjeje te konfliktit kufitar mes dy vendeve.

Zagrebi dhe Lubjana kane qe prej ndarjes nga ish-Jugosllavia ne 2001-shin qe kane te pazgjidhur ceshtjen e Gjirit te Piranit.

Te dy lideret nuk kane arritur te gjejne nje zgjidhje per kete ceshtje qe ka vene ne diksutim anetaresimin ne BE dhe ne NATO te Kroacise, pas vetos se vene nga vendi fqinj, tashme anetar i te dyja strukturave.

Pas takimit te dy kryeministrat kane dhene nje konference per shtyp ku theksuan se bisedimet per gjetjen e nje zgjidhjeje do te vijojne.

Nderkohe dy dite me pare ministri francez i Puneve te Jashtme, Bernar Kushner deklaroi se Bashkimi Evropian eshte i gatshem te ndihmoje ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve kufitare mes Kroacise dhe Sllovenise.

Kushner nuk ka saktesuar sesi 27 vendet anetare te BE-se do te ndihmonin ne zgjidhjen e kesaj mosmarreveshjeje, por theksoi se perfaqesuesit evropiane kane kerkuar nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari te jete ndermjetes i ceshtjes.

Top Channel