Nje banor serb i komunes se Zubinpotokut ka mbetur i vrare gjate oreve te para te dites se sotme pas nje shkembimi zjarri me policine.

Sic raportojne mediat kosovare, i riu serb ka qelluar me arme ndaj familjareve ne banesen e tij dhe te shtenat jane degjuar nga fqinjet qe kane lajmeruar policine.

Kur agjentet kane mberritur ne banese i kane bere thirrje te riut te dorezohet, por ky i fundit eshte kunderpergjigjur me te shtena.

Ky reagim ka detyruar agjentet e policise te kunderpergjigjen me arme, duke eleminuar te riun serb. Mbi ngjarjen kane hetuar edhe prokuroret nderkombetare, te cilet e kane cilesuar si te drejte reagimin e policise.

Top Channel