Kosova dhe Kroacia duhet te bashkepunojne ne fushen e sundimit te ligjit dhe ne luften kunder krimit.

Per kete arsye ministri i Brendshem kosovar, Zenun Pajaziti ka ftuar per nje vizite ne Prishtine homologun kroat Tomislav Karamarko.

Gjate nje takimi me ambasadorin kroat ne kryeqytetin kosovar, Pajaziti ka deklaruar se dy Ministrite e Brendshme duhet te nenshkruajne nje sere marreveshjesh ne fushen e bashkepunimit policor.

Nga ana e tij, diplomati kroat shprehu gatishmerine e Zagrebit per te bashkepunuar me Prishtinen dhe vleresoi arritjet e qeverise kosovare gjate nje viti pavaresi.

Top Channel