Hetimet per Alket Rizain: Leviz me pasaporte rumune

25/02/2009 08:20

Arratisja e bujshme e Alket Rizait dhe mikut te tij grek, Paleokosta, pervec tronditjes qe shkaktoi ne administraten dhe politiken e shtetit helen, ka detyruar qeverine te ndermarre masa urgjente drastike.

Ne nje mbledhje urgjente, ajo ka ndermarre vendime ekstreme per perdoruesit e telefonise celulare. Tashme, cdo bleres qe blen nje numer celulari do te jete i detyruar te regjistrohet.

Edhe here te tjera eshte kerkuar kjo gje, por nuk eshte arritur te ligjerohet per shkak te presionit ndaj qeverise helene nga organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Nje tjeter vendim eshte se cdo punonjes burgu duhet te deklaroje te ardhurat vjetore personale dhe gjithe familjes se tij.

Arratisja e quajtur tashme nga media greke si “e shekullit” dhe “hollivudiane”, pervec largimeve dhe doreheqjeve te shumta ne hierarkine e drejtesise helene, çoi edhe ne arrestimin e kater gardianeve qe ishin ne ate turn dhe te drejtuesit te helikopterit.

Dyshohet se dy te arratisurit te shnderruar tashme ne mite, jane te pajisur me pasaporte rumune dhe perdorin maskim per te levizur sa me lehte gjate ndjekjes se rrepte qe po u behet.

Top Channel