Ambasadori amerikan William Woker ka deklaruar se politika e Beogradit nuk ka bere asnje ndryshim e asnje progres ne lidhje me ceshtjen e Kosoves, perkundrazi ka vazhduar me politiken e Sllobodan Milloshevic.

Duke iu pergjigjur deklaratave te presidentit serb Boris Tadic, se nderkombetaret duhet te terhiqen nga njohja e pavaresise se Kosoves, Woker ka nenvizuar se ne Serbi eshte ende e pranishme politika e dhunes dhe spastrimit etnik.

“Ku ishit ju zoti Tadic atehere kur shteti serb ushtronte dhune dhe terror ndaj popullit te Kosoves? Une e pranoj se ju dolet me standarte te reja mbi Kosoven, por ato nuk ndryshojne aspak me politiken e dhunes dhe spastrimit etnik te regjimit te Milloshevicit”, ka pohuar Woker.

Keto komente diplomati amerikan i beri gjate nje takimi me komunitetin shqiptaro-amerikan ne kryeqytetin e Virxhinias, Ricmond.

Top Channel