Sorensen emerohet perfaqesues i Solanes ne Beograd

24/02/2009 13:15

Perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, ka emeruar Peer Sorensen, perfaqesues te tij personal ne Beograd.

Sorensen do te perfaqesoje Solanen ne Beograd, ne kuadrin e nje dialogu te vazhdueshem me autoritetet serbe per disa ceshtje.

Ne cilesine e Perfaqesuesit Personal, ai gjithashtu do te koordinoje nje zyre te perbere nga pjeset politike dhe funksione qe lidhen me misionin evropian per sundimin e ligjit ne Kosove, EULEX.

Top Channel