Serbia do t’i kerkoje FMN-se 2 miliarde usd

24/02/2009 21:15

Serbia tha se do te kerkoje 2 miliarde dollare shtese ne forme huaje nga Fondi Monetar Nderkombetar per te ndihmuar vendin qe te perballet me efektet e krizes globale financiare.

Kryeministri Mirko Cvetkovic tha se fondet do te perdoren kryesisht per te mbuluar rezervat e valutave te huaja dhe per te stabilizuar valuten e vendit.

Vitin e kaluar Beogradi arriti nje marreveshje me FMN-ne per 520 milione dollare si mase parandaluese, por parashikimet e reja ekonomike tregojne se Serbia ka nevoje per me shume fonde se sa pritej.

Top Channel