Sejdiu nderohet nga Universiteti i Arizones

24/02/2009 14:25

Universiteti Shteteror i Arizones ka nderuar me cmimin “Udheheqes i Shquar Boteror” presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu.

Ne pranine e profesoreve, studenteve dhe shume shqiptareve qe jetojne dhe punojne ne SHBA, cmimin e dorezoi zv/presidenti i Universitetit, Anthony Rock.

Sejdiu u vleresua per punen si udheheqes qe ka ndihmuar ne arritjen e mirekuptimit nderkombetar. “Kosova paraqet shembullin me te mire te nje vendi, i cili pas nje lufte te pergjakshme dhe viktimave te shumta po ringjallet si feniksi”, tha presidenti.

Ai vleresoi rolin e SHBA-se dhe popullit amerikan per mbeshtetjen e fuqishme qe i dhane Kosoves ne perpjekjet e tij per liri, pavaresi dhe zhvillim ekonomik. Sejdiu theksoi se pas rezistences se fuqishme politike, ushtarake dhe nderhyrjes nderkombetare, Kosova beri hapa te rendesishem ne ndertimin e institucioneve te lira e demokratike.

Top Channel