Ambasadori rus ne Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, deklaroi se Moska mund te njohe pavaresine e Kosoves, por jo perpara Serbise.

Deklarata pason pohimet e kryeministrit Thaci, sipas te cilit edhe Rusia mund te pranoje pavaresine e shtetit te ri. “Mund ta shqyrtojme kete ceshtje, por jo para se Serbia ta njohe Kosoven”, eshte shprehur Chizhov per nje te perditshme te Beogradit.

Diplomati rus megjithate nuk eshte optimist per njohje te reja. “Brenda BE-se pese shtete nuk e kane njohur Kosoven. Disa prej tyre mbajne qendrime te palekundura, madje edhe nese Beogradi e ben kete”, tha ai.

Top Channel