Rexhepi: Serbet te heqin dore nga 6 pikeshi

24/02/2009 16:05

Kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi dhe perfaqesues te tjere te pushtetit vendor ne pjesen veriore te Kosoves kane deklaruar se banoret serbe duhet ta heqin nga mendja planin 6 pikesh te OKB-se.

Sipas Rexhepit, ky plan eshte i pazbatueshem ne Kosove dhe pengon ne integrimin e pakices serbe ne shoqerine dhe institucionet kosovare.

“Serbet do te mundohen qe permes 6 pikeshit te jene faktor vendimmarres, por ata duhet ta dijne se Kosova eshte nje vend i pavarur e sovran dhe se plani 6 pikesh eshte i vdekur”, ka pohuar Rexhepi.

Per te bindur popullaten serbe ne veri te Mitrovices, e konsideruar si zona me problematike ne Kosove, Rexhepi ka kerkuar edhe ndihmen e faktorit nderkombetar.

Top Channel