Kroaci-Slloveni, Kushner: BE e gatshme per ndihme

24/02/2009 03:55

Ministri francez i Puneve te Jashtme, Bernar Kushner deklaroi sot se Bashkimi Evropian eshte i gatshem te ndihmoje ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve kufitare mes Kroacise dhe Sllovenise.

Ai megjithate theksoi se BE-ja, e cila ka angazhime ne iniciativat paqesore kudo ne bote, nuk mund te jape “zgjidhje te ketij problemi”.

Kushner nuk ka saktesuar sesi 27 vendet anetare te BE-se do te ndihmonin ne zgjidhjen e kesaj mosmarreveshjeje, por theksoi se perfaqesuesit evropiane kane kerkuar nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari te jete ndermjetes i ceshtjes.

Mosmarreveshjet per kufijte ishin shkaku qe Sllovenia vendosi veton ne dhjetor ne hapjen e 11 kapitujve gjate negociatave per anetaresimin e Kroacise.

Top Channel