Krasniqi: Ne veri nuk zbatohet kushtetuta

24/02/2009 21:35

Zyrtaret e institucioneve te Kosoves e pranojne se ne veri te Kosoves nuk zbatohet Kushtetuta.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi pohon se ekzistimi i strukturave paralele ne ate pjese ben qe ligjet dhe Kushtetuta e Kosoves te mos zbatohen.

“Sa i perket zbatimit te ligjshmerise, por edhe te kushtetutshmerise ne pjesen veriore te Kosoves, mund te themi se nuk jane duke u zbatuar as njera, as tjetra, per faktin se atje sundon krimi, kontrabanda dhe institucionet paralele qe kane ngritur ish-strukturat policore dhe paramilitare serbe ne ate pjese”, thote Krasniqi.

Nga ana tjeter, edhe anetare te partive opozitare thone se Kushtetuta e Kosoves nuk po zbatohet ne veri te vendit, pasi sipas tyre, institucionet kryesore nuk po bejne sa duhet ne ate drejtim.

Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Bajram Kosumi vlereson se fajtor kryesor per moszbatimin e Kushtetutes ne ate pjese te vendit eshte qeveria.

Top Channel