Kosove, 13 mije mjeke ne greve per pagat

24/02/2009 10:35

13 mije mjeke te sektorit publik ne Kosove kane nisur nje greve te pergjithshme, qe prej mengjesit te sotem. Grevistet kerkojne zbatimin e marreveshjes se arritur tetorin e kaluar me qeverine, per rritjen e pagave.

Greva eshte organizuar nga Sindikata e Shendetesise, qe paralajmeron se greva do te vazhdoje deri ne plotesimin e kerkeses se tyre.

Mjeket e shendetit paresor nuk kane perfituar nga pagat shtese prej 44 euro edhe pas nenshkrimit te marreveshjes me ministrine e Shendetesise dhe Qeverise, ne dallim nga pjesa tjeter e mjekeve.

Pavaresisht greves, Qendra Emergjente do te jete e hapur per pacientet.

Top Channel