Kermabon: Do kthejme ne detyre gjykatesit vendore

24/02/2009 16:40

Shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon ka deklaruar sot, gjate nje vizite ne stacionin policor te Mitrovices, se rifunksionalizimi i gjykatave ne veri te Kosoves eshte nje ceshtje thelbesore.

Per kete arsye, ka bere te ditur ai, faktori nderkombetar ne Kosove po perpiqet te binde gjyqtaret serbe dhe ata kosovare te kthehen ne pune.

“Ne po punojme qe t’i kthejme ne pune sa me shpejt qe te jete e mundur gjykatesit dhe prokuroret shqiptare e serbe, ne menyre qe keto gjykata te fillojne punen serish”, ka pohuar Kermabon.

Ai e ka vleresuar gjendjen e sigurise ne Mitrovice si “te mire” dhe ka theksuar se organet e rendit po e kryejne shume mire punen e tyre.

Top Channel