Gascoigne: Jeta pa alkool, me e ndritur

24/02/2009 19:50

Paul Gascoigne duket se u ka dhene fund telasheve qe i rrezikuan jeten.

Ish futbollisti qe ka kaluar mjaft ulje ngritje ne karrieren e tij, duke u bere skllav i alkoolit, nuk e ka me ate problem, te pakten sipas asaj qe degjojme te dale nga goja e tij.

“Kam qene ne erresire, por tashme e ardhmja me duket e ndritur. Nuk mund te them qe nuk do pij me, por mund te them qe nuk kam pire sot dhe nuk do ta bej as neser”, shprehet Gazza ne nje interviste dhene per tabloidin “Sun”.

Ne vijim ai shprehet se ka jetuar ne nje bote irreale, madje pohon se nje here nuk ka dale per 4 jave nga hoteli ku e kalonte kohen duke pire. “Papagajte ishin te vetmet qenie qe komunikonin me mua, por nuk e kuptoja qe ne realitet ishin vetem lodra. I kerkova kamarierit te nje hoteli tre birra, nje per mua dhe nga nje per papagajte”, shprehet ish mesfushori i kombetares.

Gjendja e keqe e tij kulmoi gjate Krishtlindjeve pasi mori leje per te dale nga klinika e rehabilitimit, por nuk shkoi ne shtepi me familjen, duke zgjedhur shoqerine e shishes se alkoolit.    

Top Channel