
Sekretari i pergjithshem i Federates se Futbollit te Bregut te Fildishte i ka hapur deren trajnerit Carlo Ancelotti, i cili shpesh here ka shprehur deshiren per te drejtuar kombetaren e vendit afrikan ne te ardhmen.
“Duhet te mendojme per kualifikimin ne boterorin 2010 dhe deri ne vitin 2010 e kemi nje trajner, por asnjehere nuk i dihet. Ancelotti eshte nje trajner i madh dhe mund te stervise cdo kombetare afrikane”, theksoi Hegaud Ouattara. Gjate diteve te shkuara, tekniku kuqezi nuk e ka mohuar deshiren per te drejtuar nje skuader me elemente kaq cilesore sa Bregu i Fildishte.
“Nuk kam pasur asnje kontakt por nuk e fsheh deshiren qe do me pelqente te ulesha ne stolin e Bregut te Fildishte”, ka theksuar tekniku italian. Keto deklarata vijne ne nje moment jo te mire per Milanin qe eshte shkeputur shume nga Interi i vendit te pare.
Top Channel